De la Fuente theksoi rëndësinë e Mikel Merinos dhe Ferran Torresit, të cilët u aktivizuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Merino hyri në fushë në minutën e 85-të, ndërsa Torres dhjetë minuta më herët. Sipas përzgjedhësit, inkuadrimi i tyre ishte vendimtar për rezultatin.
Këta dy lojtarë siguruan fitoren e Spanjës ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos. De la Fuente deklaroi se lojtarët që vijnë nga stoli janë thelbësorë. Ai i kishte kërkuar Merinos të mbështeste mesfushën dhe sulmuesit, duke synuar rritjen e ritmit dhe energjisë së skuadrës. Përzgjedhësi theksoi se kontributi i zëvendësuesve ishte i shkëlqyer, duke shtuar se Spanja ka 26 lojtarë të një niveli shumë të lartë në dispozicion.