Spanja do të përballet me Portugalinë të hënën në një prej sfidave kryesore të fazës eliminatore. Cristiano Ronaldo vjen në këtë ndeshje me tre gola të shënuar në turne.
De la Fuente theksoi se lojtarët e tij janë të gatshëm për përballjen. Ai u shpreh se nuk mund të relaksohesh përballë Ronaldos, por ka besim absolut te mbrojtësit. De la Fuente deklaroi se Cubarsi dhe Laporte kanë treguar qetësi dhe mund të mposhtin çdo kundërshtar.
Trajneri spanjoll vlerësoi veçanërisht Cubarsin për pjekurinë dhe qetësinë e tij në lojë, duke theksuar se këto cilësi plotësojnë përvojën e Laportes. Spanja nuk ka pësuar ende asnjë gol në këtë Kupë Bote.