Të ardhurat nga tatimet shënuan një rritje prej 14.9%, ndërsa ato nga kontributet sociale u rritën me 7.6%. DAP theksoi se arkëtimi i qëndrueshëm i të ardhurave është thelbësor për financat publike, përmbushjen e detyrimeve buxhetore dhe sigurimin e fondeve për shëndetësinë, arsimin, mbrojtjen sociale, infrastrukturën dhe shërbimet e tjera publike.
Nga tatimi mbi fitimin, në gjashtëmujorin e parë u arkëtuan 224.5 milionë euro, një rritje prej 14.5% në nivel vjetor. Ndërsa nga tatimi mbi të ardhurat personale, shuma e arkëtuar arriti në 285.2 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 11.7%.