Kryeministrja Frederiksen theksoi se NATO është krijuar për mbrojtjen kolektive të anëtarëve të saj. Deklarata e saj vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump përsëriti se Groenlanda duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara.

Frederiksen rikonfirmoi se Groenlanda nuk ishte në shitje. Pohimet e Trump mbi kontrollin e Groenlandës, një territor gjysmëautonom danez, kanë krijuar tension mes Uashingtonit dhe Kopenhagenit. Të dyja shtetet janë anëtare themeluese të NATO-s.