Zgjedhja e Dimovskës erdhi pas një shpalljeje publike, ku ajo konkurroi kundrejt gjyqtarit Ivica Stefanovski. Të dy kandidatët i përmbushën kushtet, kaluan testimet dhe intervistat e parashikuara, siç informoi kryetari i Komisionit për përzgjedhje, Ivica Nikollovski.
Raporti u miratua dhe pas votimit, Dimovska siguroi postin e kryetares. Ajo ka shërbyer si ushtruese detyre e kryetares së Gjykatës Themelore Penale në Shkup për një vit. Më parë, Dimovska ishte gjyqtare në Departamentin për Krim të Organizuar dhe Korrupsion pranë të njëjtës gjykatë.