Igli Çutra theksoi rolin kyç të Haalandit në suksesin e Norvegjisë. Sipas tij, performanca e sulmuesit me kombëtaren norvegjeze është një arritje e madhe, pasi ai nxjerr në pah më të mirën edhe te shokët e skuadrës.

Çutra shtoi se nuk ka parë më parë një lojtar me karakteristikat e Haalandit. Ai përmendi lehtësinë me të cilën Norvegjia depërtoi në pjesën e dytë të ndeshjes, duke ia atribuar këtë meritë kryesisht sulmuesit. Gazetari vlerësoi se Norvegjia po luan pa presion dhe se kualifikimi për Kupën e Botës nuk është një mision i pamundur, falë edhe pranisë së Haalandit.