Mbrojtësi 19-vjeçar theksoi se përballja me yllin portugez do të jetë një moment i veçantë në karrierën e tij. Spanja do të përballet me Portugalinë të martën, në orën 21:00, në Arlington, në kuadër të Kupës së Botës.

Cubarsi, në një intervistë për “RNE Deportes”, u shpreh se nuk ka luajtur kurrë më parë kundër Ronaldos dhe se dëshiron të shkëmbejë fanellat me të pas ndeshjes. Ai shtoi se e njeh historinë dhe kontributin e Ronaldos në futboll, duke e konsideruar përballjen si diçka të paharrueshme.