Klubi gjerman SC Freiburg kërkon deri në 70 milionë euro për kartonin e talentit 20-vjeçar. Më herët, vlera e tij ishte raportuar rreth 55 milionë euro, por paraqitjet e fundit në Botëror kanë rritur ndjeshëm çmimin.
Manzambi ka shfaqur formë fantastike në Kupën e Botës, duke regjistruar tre gola dhe një asist në vetëm tri ndeshje. Këto statistika kanë tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.
Aktualisht, Newcastle United shfaqet si klubi më i interesuar. Pas shitjes së Anthony Gordon te Barcelona për 80 milionë euro dhe largimit të Sandro Tonalit drejt Tottenham Hotspur për mbi 100 milionë euro, "Magpies" kanë krijuar hapësirë të madhe financiare dhe janë gati të investojnë për të siguruar shërbimet e futbollistit zviceran.