Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi rritje të çmimeve të derivateve të naftës në vend. Ai deklaroi se çmimi i naftës pritet të rritet për 2 deri në 2.5 denarë për litër, ndërsa ai i benzinës rreth 1 denarë për litër.

Kjo rritje vjen si pasojë e ngritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Mickoski specifikoi se nafta ka pasur një rritje prej 5-6% në bursat botërore gjatë javës së kaluar, ndërsa benzina ka shënuar një rritje më të vogël prej 2-3%.

Edhe pas kësaj rritjeje, vendi do të ketë derivatet më të lira në rajon, theksoi kryeministri. Shifrat përfundimtare do t'i shpallë Komisioni Rregullator.