Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se pritet një rritje e çmimeve të derivateve të naftës. Ai theksoi se çmimi i naftës mund të rritet me 2 deri në 2.5 denarë, ndërsa ai i benzinës me rreth 1 denarë për litër.
Kjo rritje vjen si pasojë e tendencave në tregjet ndërkombëtare. Gjatë javës së kaluar, çmimi i naftës në bursat botërore u rrit me 5-6%, ndërsa benzina pati një rritje më të vogël prej 2-3%.
Mickoski deklaroi se, edhe pas kësaj rritjeje, vendi do të ketë derivatet më të lira në rajon. Numrat përfundimtarë priten nga Komisioni Rregullator.