Çmimi maksimal i naftës do të jetë 1.41 euro për litër, ndërsa i benzinës 1.36 euro për litër. Litri i gazit nuk do të shitet më shtrenjtë se 0.64 euro.
Këto çmime janë të vlefshme për dy ditë, duke përfshirë sot dhe nesër. Krahasuar me dy ditë më parë, çmimet e sotme dhe të nesërme janë një cent më të larta.
Ministria ka vazhduar për 30 ditë masën e përkohshme për rregullimin e çmimeve maksimale të derivateve. Ky vendim synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e çmimeve të arsyeshme në treg.
Vendimi u mor pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave të Doganës së Kosovës. Këto të dhëna tregojnë se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje.
Gjithashtu, është konstatuar se lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohen në tregun vendor kryesisht gjatë rritjeve, ndërsa uljet ndodhin me vonesë ose nuk përcillen plotësisht.