Çmimi i naftës do të jetë 1.43 euro për litër, një rritje prej një centi krahasuar me ditën e djeshme. Benzina mban të njëjtin çmim, 1.36 euro për litër.
Gazi ka pësuar një ulje prej dy centësh, duke u tregtuar me 0.61 euro për litër.
Këto ndryshime vijnë pas rritjes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, e cila i atribuohet sulmeve të fundit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.