Varga deklaroi se Korenica nuk është në shitje, përveç nëse ofrohet shuma prej 2 milionë eurosh. Ai theksoi se lojtari është një nga më të mirët në Rumani.
Korenica, 29 vjeç, ka kontratë me Clujin deri në verën e vitit të ardhshëm. Sulmuesi i krahut të majtë iu bashkua klubit rumun në vitin 2024. Ai ishte ndër futbollistët kryesorë të Clujit gjatë sezonit të kaluar.