Presidenti i CFR Cluj, Ioan Varga, ka theksuar se Meriton Korenica nuk është në shitje, përveç nëse ofrohet shuma e kërkuar prej 2 milionë eurosh. Ky deklarim vjen pas raportimeve për një interesim të mundshëm nga skuadra italiane Monza.

Varga deklaroi për “Gazeta Sporturilor” se klubi nuk ka marrë ende asnjë ofertë zyrtare dhe askush nuk ka kontaktuar me ta për lojtarin. Ai theksoi se Korenica është ndër lojtarët më të mirë në Rumani dhe nuk do të largohet lehtë.

Korenica iu bashkua Clujit në vitin 2024 dhe ka kontratë me klubin edhe për një vit.