Elliot Anderson i është nënshtruar kontrolleve mjekësore në Kansas, konfirmoi klubi. Finalizimi i formaliteteve të transferimit pritet pas kthimit të tij në Angli. Manchester City u ka uruar fat Andersonit dhe kombëtares angleze në Kupën e Botës.
Klubi shprehu entuziazmin për mirëseardhjen e lojtarit në Manchester në kohën e duhur. Anderson është një mesfushor ofensiv dhe luan si anësor në të dyja krahët. Anderson ka luajtur edhe me kombëtaren skoceze në grupmoshat U19 dhe U21 para se të ndryshonte kombësi dhe të luajë me kombëtaren angleze.