Chilavert, 60 vjeç, pohoi se Paraguai do të përballet me "një skuadër nga Afrika" në ndeshjen e 1/8 të finales kundër Francës, e cila luhet sot në Filadelfia. Kjo deklaratë erdhi si përgjigje ndaj Christophe Dugarry, ish-lojtar i Francës, i cili kishte parashikuar një disfatë të thellë të Paraguait ndaj Francës.

"Christophe, ke të drejtë. Në vitin 1998, ne jemi përballur me Francën. Tani Paraguai do të luajë ndaj një skuadre nga Afrika", shkroi Chilavert në rrjetet sociale. Dugarry ishte pjesë e ekipit francez që mundi Paraguain 1:0 në të njëjtën fazë të Kupës së Botës në vitin 1998.

Komentet e Chilavertit kanë nxitur reagime të shumta në Francë, ku ato janë cilësuar si raciste nga një pjesë e madhe e publikut dhe mediave.