Një video e Cherkit me trajnerin Deschamps u bë virale pas ndeshjes së 2 korrikut, duke nxitur spekulime për pakënaqësi me minutazhin. Megjithatë, burime pranë Përfaqësueses franceze theksojnë se Cherki ishte i pakënaqur me paraqitjen e tij personale gjatë dhjetë minutave të fundit që luajti kundër Suedisë.

Ai shprehu zhgënjim me veten, jo me përzgjedhësin. Një burim tha se futbollisti dëshiron të jetë efektiv dhe paraqitjet e tij të fundit e kanë mërzitur.

Deschamps nuk është i inatosur me mesfushorin e Manchester Cityt. Cherki aktualisht po kalon një periudhë të vështirë që nuk lidhet direkt me sportin, përfshirë probleme me gjumin.