Klubi i futbollit Chelsea do të bëjë një ofertë të përmirësuar për Granit Xhakën. Oferta e parë, rreth tetë milionë funte, u refuzua nga Sunderland. Kjo ofertë e re mund të arrijë në 10 deri në 12.5 milionë funte, plus bonuse shtesë.

Xhaka, i cili aktualisht është kapiten i Sunderlandit, raportohet se është i interesuar për kalimin në “Stamford Bridge”. Trajneri Xabi Alonso është një faktor kyç, pasi dëshiron të ribashkohet me mesfushorin me të cilin ka bashkëpunuar te Bayer Leverkuseni. Megjithatë, drejtuesit e Chelseat hezitojnë të shpenzojnë shuma të larta për një lojtar 33-vjeçar.

Sunderland e bleu Xhakën verën e kaluar nga Bayer Leverkuseni për rreth 17.5 milionë funte. Ai mori shiritin e kapitenit pas transferimit dhe u bë një lojtar me ndikim në skuadër. Klubi nga veriu i Anglisë nuk dëshiron ta shesë Xhakën, veçanërisht për një shumë që do të përbënte humbje financiare. Për më tepër, Sunderland siguroi një vend në garat evropiane sezonin e kaluar, duke përfunduar kampionatin para Chelseat dhe duke fituar të drejtën për të luajtur në Ligën e Evropës.