Ylli i Hollywoodit publikoi fotografinë e re topless në rrjetet sociale, duke nxitur menjëherë komente dhe reagime të shumta. Në fotografi, aktorja pozon me flokë të krehura pas dhe buzëkuq të kuq, ndërsa mbulon pjesërisht trupin me një çarçaf.
Kjo paraqitje vjen para premierës londineze të filmit “The Odyssey”. Aktorja ka folur hapur më parë edhe për jetën e saj seksuale. Theron ka treguar se ka pasur vetëm tri lidhje për një natë, por së fundmi përjetoi një eksperiencë “të jashtëzakonshme” me një 26-vjeçar.
Ajo u shpreh se ndihet shumë e kënaqur me jetën e saj seksuale në moshën 50-vjeçare, duke theksuar se kjo pjesë e jetës së saj është “vërtet emocionuese” dhe se nuk ndien mungesën e një lidhjeje partneriteti.