Cabral, 23 vjeç, aktualisht pjesë e Trabzonsporit në Turqi pas largimit nga Benfica, ka një rrugëtim të veçantë. Ai nisi karrierën e tij në kategorinë e pestë të futbollit gjerman. Dikur, Cabral mblidhte qese mbeturinash, të cilat i përdorte si perde.
Golët e tij po vlerësohen si ndër më të bukurit e Kupës së Botës. Pavarësisht vështirësive të hershme, kur fitonte vetëm 1000 euro në muaj si futbollist, ai gjithmonë i premtoi familjes një jetë më të mirë. Cabral është lojtari i dytë më i ri në përfaqësuesen e Kepit të Gjelbër. Ai theksoi se futbolli është pasioni dhe jeta e tij, edhe në ditët më të vështira.