Goli u realizua në minutën e 103-të të vazhdimeve, kur 23-vjeçari mori topin pranë flamurit të këndit në krahun e majtë. Ai kaloi Alexis Mac Allister dhe, pasi iu afrua Nahuel Molinas, goditi me të djathtën nga skaji i zonës. Topi përfundoi në këndin e sipërm të portës së Emiliano Martinezit, duke barazuar rezultatin në 2:2.

Pas golit, Cabral u shfaq i habitur nga realizimi i tij. Ky gol konsiderohet si një nga më spektakolarët e këtij Botërori.

Sidny Lopes Cabral, i lindur në Rotterdam, Holandë, u transferua së fundmi te Trabzonspor nga Benfica për 7 milionë euro. Ai ka zhvilluar 14 ndeshje me Kepin e Gjelbër dhe ky ishte goli i tij i katërt për kombëtaren, pavarësisht se luan në mbrojtje.

Pavarësisht golit të tij, Kepi i Gjelbër u mposht nga Argjentina me rezultatin 3:2 pas vazhdimeve, duke u eliminuar nga Kupa e Botës.