Shpërthimi do të kryhet gjatë orëve 09:00-10:00, në afërsi të guroreve Volloder. Qëllimi është hapja e trasesë së re të rrugës.
ARRSH-ja ka koordinuar këtë proces me Policinë e Shtetit. Policia do të marrë masat për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë gjatë punimeve. Drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët duhet të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.