Vendimi u mor pasi Pelaj, infermiere në qendrën “Orenda”, ushtroi dhunë ndaj të moshuarës, e cila vuante nga Alzheimer. Sulmi ndodhi teksa Pelaj ishte duke ofruar kujdes. Ajo e kapi viktimën në duar, e mbështeti pas muri dhe e goditi disa herë me shuplakë në fytyrë.

Gjykata, përveç dënimit me burg, i ndaloi Pelajt ushtrimin e profesionit të infermieres për pesë vjet, pasi vendimi të marrë formë të prerë. Koha e kaluar në paraburgim, nga 2 nëntori deri më 24 nëntor 2022, do t'i llogaritet në dënimin e saj.

Avokati i familjes së viktimës, Meshar Selimaj, mirëpriti dënimin e Pelajt, por njoftoi se do të ankohet në Gjykatën e Apelit për lirimin e dy të akuzuarave të tjera. Asnjëra nga të pandehurat nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së aktgjykimit.

Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj tri infermiereve më 4 maj 2023. Incidenti, i incizuar në video, u bë viral dhe shkaktoi reagim të fortë publik. Pas rastit, Oda e Infermierëve të Kosovës u hoqi licencat infermiereve të përfshira.

Viktima e këtij rasti ka ndërruar jetë në vitin 2024.