Tre ditë pas disfatës 2:1 nga Norvegjia në 1/8 e finales, mesfushori i Newcastle mori përgjegjësinë e plotë për humbjen e penalltisë, duke e përshkruar atë si “dhimbjen më të madhe” në 28 vitet e jetës së tij.

Guimaraes theksoi se kishte qenë gjithmonë prezent në fitore, ndaj e konsideronte të drejtë të fliste hapur pas humbjes. Ai pranoi se futbolli, i cili i ka dhënë gjithçka, ishte tani shkaktar i kësaj dhimbjeje të thellë.

Momentin e rikuperimit, ai e përshkroi pas kthimit në shtëpi. Fëmijët e tij e pyetën: “Babi, a do të luajmë me top?”, një frazë që i ndihmoi të kuptonte se pavarësisht rezultateve, futbolli do të mbetet dashuria e tij e madhe.