Ministria Britanike e Mbrojtjes njoftoi se avionë luftarakë F-35 të Mbretërisë së Bashkuar interceptuan një avion rus 'Bear-F'. Ky i fundit iu afrua në mënyrë të përsëritur aeroplanmbajtëses HMS Prince of Wales, e cila operonte në Detin Norvegjez në kuadër të Operacionit Firecrest.
Sipas ministrisë, avioni rus u afrua në lartësi të ulët dhe në distancë të panevojshme të afërt, duke e cilësuar këtë veprimtari si të pasigurt dhe joprofesionale. Përpjekjet e forcave britanike për të kontaktuar avionin rus mbetën pa përgjigje. Avionët F-35 nga HMS Prince of Wales shoqëruan avionin rus gjatë gjithë kohës së incidentit.