Ndeshja do të zhvillohet nga ora 22:00. Brazili, në kërkim të trofeut të gjashtë, arriti në këtë fazë pasi eliminoi Japoninë me vështirësi, duke fituar 2:1 me golin e Gabriel Martinellit në minutat shtesë. Norvegjia po ashtu siguroi kalimin duke mposhtur Bregun e Fildishtë me rezultatin 2:1 në 1/16 e finales.

Të dy ekipet mbështeten te lojtarë kyçë për të shënuar. Norvegjia ka në përbërje sulmuesin Erling Haaland, i cili ka shënuar pesë gola në turneun aktual. Nga ana tjetër, Brazili mbështetet te Vinicius Junior i Real Madridit, me katër gola të shënuar deri tani.