FIFA ka publikuar tashmë formacionet zyrtare për këtë ballafaqim. Përfaqësuesja e Brazilit do të luajë me Alisson në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Magalhaes, Marquinhos, Danilo dhe Douglas Santos. Mesfusha do të ketë Casemiro dhe Guimaraes, ndërsa në sulm do të aktivizohen Vinicius Junior, Cunha, Martinelli dhe Rayan.
Nga ana tjetër, Norvegjia do të startojë me Nyland në portë. Mbrojtja përbëhet nga Ajer, Moller Wolfe, Heggem dhe Ryerson. Në mesfushë do të luajnë Berg, Berge dhe Odegaard. Sulmi norvegjez do të udhëhiqet nga Sorloth, Haaland dhe Nusa. Kjo ndeshje konsiderohet vendimtare për avancimin në fazën tjetër të kompeticionit.