Në 15 minutat e para të ndeshjes ndërmjet Brazilit dhe Norvegjisë, pati momente kyçe. Norvegjisë iu anulua një gol i shënuar, për shkak të pozicionit jashtë loje. Më pas, në minutën e 14-të, Brazili fitoi një penallti, por nuk arriti ta konkretizonte.
Penalltia u akordua pasi Cunha u pengua në zonë nga Kristoffer Ajer. Bruno Guimaraes mori përsipër ekzekutimin e saj, por portieri norvegjez, Orjan Nyland, priti gjuajtjen, duke mbajtur rezultatin të pandryshuar.