Ndeshja e vlefshme për të tetën e finales së Kupës së Botës 2026, mes Brazilit dhe Norvegjisë, përfundoi pa gola pas 45 minutave të para. Takimi zhvillohet në New Jersey, SHBA.
Norvegjia shënoi gol në minutën e katërt përmes Patrick Berg, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Gjashtë minuta më vonë, Brazili fitoi një penallti. Matheus Cunha u faulua, ndërsa Bruno Guimaraes mori përsipër ekzekutimin. Portieri norvegjez, Orjan Nyland, priti gjuajtjen e brazilianit.
Në fund të pjesës së parë, Norvegjia rrezikoi sërish me Martin Odegaard. Megjithatë, portieri brazilian Alisson priti goditjen e tij, duke ruajtur rezultatin e pandryshuar.