Zoti Braho u shpreh se SPAK dhe BKH duhet të jenë të afta të kryejnë të gjithë ciklin e veprimeve hetimore pa varësi nga institucionet e tjera. Ai përmendi si shembull operacionet e BKH-së për arrestime pa asistencën e Policisë së Shtetit, siç ishte rasti i Adi Çobës në Durrës.

Edhe pse Policia e Shtetit konsiderohet një partner i pazëvendësueshëm dhe referimet prej saj janë rritur, Braho theksoi nevojën për pavarësi operacionale. Ai shpjegoi se ligji e lejon BKH-në të kryejë veprime procedurale, përfshirë arrestime. Pengesat mund të vijnë nga mungesa e infrastrukturës së dedikuar operacionale dhe taktike.

Kreu i SPAK shtoi se kjo praktikë është parë edhe në institucionet homologe në vende të tjera me të cilat bashkëpunohet. Ai theksoi se pavarësia operacionale e SPAK-ut është thelbësore, edhe pse nuk mund të zëvendësohet Policia e Shtetit si institucion.