Fotografitë u shpërndanë fillimisht nga stilistja e flokëve Laurie Zanoletti, e cila kujdeset për pamjen e çiftit. Në imazhet e publikuara, Pitt, 62 vjeç, dhe de Ramon, 33 vjeçe, shfaqen të veshur me të zeza dhe pozojnë të përqafuar para pjesëmarrjes në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce.

Më pas, Ines de Ramon i ripostoi fotografitë në InstaStory-n e saj, shoqëruar me këngën “Lover” të Taylor Swift dhe një emoji zemre. Megjithatë, ajo ende nuk ka publikuar imazhe të çiftit në profilin e saj kryesor.

Pas ceremonisë, çifti u pa duke u larguar së bashku nga eventi, në shoqërinë e muzikantit Beck. Raportimet e fundit theksojnë se, pavarësisht lidhjes së tyre të konsoliduar dhe marrëdhënies së ngushtë të de Ramon me familjen e aktorit, Brad Pitt nuk ka plane për martesë. Burime pranë tij bëjnë me dije se familja e ka pranuar plotësisht Ines de Ramon si pjesë të saj, por aktori nuk synon të martohet sërish pas divorcit nga Angelina Jolie.