Vajzat kuqezi kanë mësuar datat e ndeshjeve pas shortit të UEFA-s. Ndeshja e parë kundër Uellsit do të luhet më 9 tetor në Shqipëri. Takimi i kthimit zhvillohet më 13 tetor në transfertë.
Kjo është hera e parë që Kombëtarja e vajzave arrin në fazën play-off të një Kampionati Botëror, duke shënuar një moment historik për futbollin shqiptar.