Faza grupore e Kupës së Botës 2026, pas 66 ndeshjeve, regjistroi një mesatare prej 22.5 faulleve për ndeshje. Kjo shifër përfaqëson mesataren më të ulët që nga Kupa e Botës e vitit 1966 në Angli. Krahasuar me Botërorët e Rusisë 2018 dhe Katarit 2022, ku mesatarja ishte 26.9 dhe 24.1 faulle për ndeshje, edicioni aktual tregon një rënie të theksuar.

Kjo tendencë nuk lidhet me një lojë më të pastër nga ana e lojtarëve, por me një strategji të re të gjyqtarëve. Ata kanë lejuar një lojë më agresive për të reduktuar ndërprerjet, duke ndikuar kështu në numrin e përgjithshëm të faulleve të akorduara. Megjithatë, ky Botëror ka shënuar edhe një numër të lartë kartonësh të kuq.

Gjatë fazës grupore u dhanë tetë kartonë të kuq. Ky numër është i njëjtë me totalin e regjistruar në Rusinë 2018 dhe Katari 2022, ku u dhanë nga katër kartonë të kuq në secilin turne. Për sa i përket kartonëve të verdhë, u dhanë 2.5 kartonë për ndeshje, shifra më e ulët që nga Botërori i Spanjës në vitin 1982. Paraguai ishte përfaqësuesja me më së shumti ndëshkime me kartonë në fazën grupore, duke marrë shtatë kartonë të verdhë, ndërsa Franca pati vetëm një.