Ndeshja e parë çerekfinale luhet në orën 22:00 në stadiumin e Bostonit. Të premten, nga ora 21:00, Spanja dhe Belgjika do të ndeshen në Los Angeles.

Të shtunën, në orën 23:00, Norvegjia dhe Anglia përballen në Miami. Ndërsa në orën 03:00 të mëngjesit të dielën, Argjentina dhe Zvicra do të luajnë në Kansas City. Gjithsej tetë ndeshje mbeten deri në përfundim të Botërorit.