Përzgjedhësit Tony Popovic i Australisë dhe Hossam Hassan i Egjiptit kanë konfirmuar lojtarët që do të nisin ndeshjen. Australia do të luajë me skemën 3-4-2-1, ku Nestory Irankunda do të udhëheqë sulmin.
Nga ana e Egjiptit, kapiteni Mohamed Salah do të jetë në fushë që nga minuta e parë. Gjithashtu, ylli i Manchester Cityt, Omar Marmoush, do të jetë titullar.
Formacioni i Australisë përbëhet nga: Beach; Circati, Souttar, Herrington; Bos, O’Neill, Irvine, Behich; Volpato, Metcalfe; Irankunda.
Formacioni i Egjiptit përbëhet nga: Shobeir; Hafez, Ibrahim, Rabia, Hany; Attia, Fathy; Ziko, Salah, Ashour; Marmoush.