Tedi Blushi, në një komunikim me mediat, foli mbi seancën gjyqësore ndaj Ilir Metës. Blushi theksoi se i gjithë procesi është i stisur dhe se seanca e fundit vërtetoi mungesën e provave kundër Metës.
Sipas Blushi, nuk ekziston asnjë fakt apo provë penale ndaj ish-Presidentit të Republikës. Ai e cilësoi procesin si të falsifikuar, të stisur nga Edi Rama dhe McGonigal.
Blushi pohoi se Ilir Meta nuk ka nevojë për avokat, pasi ai nuk ka asnjë qindarkë të paligjshme. Ai shtoi se Edi Rama nuk është marrë kurrë në pyetje, por do të thirret si dëshmitar në çështjen McGonigal.