Komuna e Obiliqit njoftoi se qarkullimi do të ndërpritet në një segment të rrugës. Ky bllokim është pjesë e projektit për mirëmbajtjen dhe sanimin e infrastrukturës rrugore urbane. Gjatë kësaj periudhe do të realizohen punime inxhinierike, përfshirë shtrirjen e gypave të kogjenerimit.

Trafiku do të devijohet përmes rrugëve alternative. Drejtuesit e automjeteve duhet të përdorin rrugën "Mbretëresha Teutë" dhe degëzimet lidhëse si itinerare zëvendësuese. Komuna bën thirrje për mirëkuptim, qarkullim me shpejtësi të reduktuar dhe respektim të sinjalistikës së përkohshme rrugore.