Shërbimet policore në Sarandë ndërmorën masat e bllokimit për dy mjete lundruese Jet Ski. Këto mjete kishin shkelur perimetrin e sigurisë detare, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve.

Njëri rast u identifikua në zonën detare të Sarandës, ku një Jet Ski hyri brenda perimetrit të sigurisë në një zonë me frekuentim të lartë. Rasti i dytë u regjistrua në Ksamil, ku një tjetër Jet Ski operonte në hapësirën e ndaluar pranë plazhit.

Të dy mjetet u shoqëruan dhe u bllokuan në Portin e Sarandës. Drejtuesit e tyre, shtetasit R. A. dhe R. P., u penalizuan me gjobë administrative në vlerën e 500.000 lekëve të rinj për secilin shkelës.