Zoti Xhindi u shpreh se arsyeja e pranisë së tij në protestë është dëshira për të parandaluar emigrimin e fëmijëve dhe për të mos përsëritur fatin e brezave të kaluar. Ai theksoi se qytetarët duan të jenë krenarë, të lirë dhe me dinjitet në vendin e tyre.
Biznesmeni theksoi se koha kur politikanët ishin zotër ka perënduar. Ai paralajmëroi se protestuesit do të qëndrojnë në shesh derisa politikanët të kuptojnë këtë realitet të ri.