Erlind Xhindi, i cili është aktiv në protestat e vazhdueshme, theksoi se mbështetja e gjerë e shoqërisë po çmonton sistemin 36-vjeçar politik në Shqipëri. Ai shtoi se kontakti i deputetëve me protestuesit tregon rënien e qeverisë dhe kastës politike aktuale.

Sipas Xhindit, deputetët e shumicës kërkojnë të shfajësohen para protestuesve. Kjo situatë, sipas tij, dëshmon se kasta politike është në ikje, pasi ka krijuar një sistem monopartiak në vend.