Policia e Kosovës kreu një bastisje në një lokal në rrugën "Ismet Krasniqi" në Prishtinë. Gjatë kontrollit, u identifikuan disa persona duke luajtur bixhoz me letra.

Në vendngjarje, policia zbuloi 205 euro para të gatshme, të dyshuara si të përdorura për aktivitetin e paligjshëm. Këto para, së bashku me letrat e bixhozit, u sekuestruan me urdhër të prokurorit.

Shtatë persona u intervistuan si dëshmitarë lidhur me rastin. Pronari i lokalit u intervistua si i dyshuar për veprën penale "Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm". Rasti është duke u proceduar sipas procedurave të rregullta.