Njësitet policore ndërhynë pas dyshimeve për organizim të bixhozit të paligjshëm. Gjatë bastisjes, në një tavolinë u zbuluan 205 euro, të cilat dyshohet se përdoreshin për lojërat e fatit. Krahas parave, policia sekuestroi edhe letrat e bixhozit.

Sipas njoftimit, pronari i lokalit u intervistua në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Po ashtu, shtatë persona të tjerë u morën në pyetje si dëshmitarë lidhur me rastin. Hetimet po vazhdojnë në procedurë të rregullt, me urdhër të prokurorit.