Analisti Gent Progni deklaroi se punonjës të administratës në institucionet e Tatimeve dhe Doganave po detyrohen të blejnë bileta për koncertin e Kanye West. Sipas tij, bileta më e lirë kushton 85 euro.

Progni lexoi gjithashtu një mesazh, i cili sipas tij, vinte nga Ministria e Arsimit dhe i ishte dërguar mësuesve të arsimit parauniversitar. Në mesazh thuhej se Ministria e Arsimit do të shpërndante bileta falas për nxënësit për festivalin ku do të performojë Kanye West.