Publikimi i papritur erdhi gjatë fundjavës së festimeve të 4 Korrikut. Kjo është materialja e parë e re muzikore që prej albumit të saj të vitit 2024, “Cowboy Carter”, i cili u prit pozitivisht nga kritika.
Kënga “Morning Dew (Donk)” është realizuar në bashkëpunim me artistët Pharrell Williams, The-Dream dhe Darius Dixon. Ajo shoqërohet edhe me një fotografi promovuese, ku këngëtarja shfaqet e shtrirë në rërë, e veshur me bikini.
Titulli “Donk” u njoh menjëherë nga fansat, pasi një version i papublikuar i kësaj kënge kishte qarkulluar në internet që në vitin 2013. Megjithatë, ajo nuk ishte përfshirë në albumin e saj të atij viti.
Publikimi i ri shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e Beyoncé shprehën entuziazmin për rikthimin e artistes.