Shfaqja e dritave filloi në perëndim të diellit dhe zgjati deri në mesnatë, duke shënuar festën e 4 Korrikut.

Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, deklaroi se Porta e Brandenburgut, si simbol uniteti dhe lirie, pasqyron fuqishëm vlerat e përbashkëta. Ai shtoi se Berlini uron Shtetet e Bashkuara për 250-vjetorin e tyre.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi se përvjetori i Deklaratës Amerikane të Pavarësisë është një rast për festim për Evropën, Gjermaninë dhe sidomos Berlinin. Wadephul pohoi se vlerat e përfshira në Deklaratën e Pavarësisë hodhën themelet për një Gjermani të lirë dhe demokratike pas luftës.

Dita e Pavarësisë festohet më 4 korrik në Shtetet e Bashkuara. Më 4 korrik 1776, përfaqësuesit e 13 kolonive amerikane miratuan zyrtarisht Deklaratën e Pavarësisë, duke shkëputur lidhjet me Britaninë dhe duke shënuar lindjen e Shteteve të Bashkuara.