Zoti Berisha i bëri këto deklarata gjatë një takimi me ish-të përndjekurit politikë, organizuar në selinë e PD-së. Takimi i Departamentit të të Përndjekurve Politikë kishte temën “Krimi të mos bëhet harrim”.

Berisha theksoi rëndësinë e kontributit të çdo qytetari për suksesin e protestës, duke e quajtur atë nderimin më të madh ndaj martirëve të kombit.

Ai akuzoi qeverinë aktuale për autoritarizëm. Sipas Berishës, shqiptarët duhet të përgatiten për një “betejë vendimtare” për ndryshimin e situatës politike. Ai e përshkroi kryeministrin si një tiran dhe theksoi se tiranët nuk largohen vetë.

Kreu i PD-së shtoi se përballja me qeverinë është një përgjegjësi ndaj të ardhmes së vendit dhe brezave të rinj.