Sali Berisha deklaroi se kryeministri Rama e trajton Shqipërinë si çiflig. Ai theksoi se librat “Albanian Files” dëshmojnë se Rama nuk njeh Kushtetutë apo ligje, kombëtare e ndërkombëtare.

Berisha pohoi se zona panoramike të brigjeve, maleve, kodrave dhe deteve po u jepen trafikantëve për zhvillim. Ai theksoi se banorët po shpërngulen dhe pronat po u blihen me “trasta me para” nga trafikantët.

Kreu i PD-së shtoi se mafia po rrafshon kodrat në jug dhe po shpopullon brigjet me “narkoeuro”.