Sali Berisha reagoi përmes një postimi në Facebook lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Berisha vlerësoi se kombi amerikan, gjatë këtyre 250 viteve, e shndërroi vendin në lider në çdo fushë.

Sipas tij, kjo është një ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës. Ai theksoi se SHBA ka luajtur një rol përcaktues në shpëtimin e Shqipërisë dhe në çlirimin e pavarësinë e Kosovës.

Berisha shkroi se amerikanët festojnë këtë përvjetor më të lirë, më të begatë dhe më të sigurt. Ai shtoi se SHBA, nga një ish-koloni e Mbretërisë së Bashkuar, u shndërrua në vendin lider të njerëzimit në politikë, siguri, ekonomi, shkencë, arsim, shëndetësi, teknologji të lartë dhe, mbi të gjitha, në vendin lider të lirisë në botë.