Zoti Berisha theksoi se Kryeministria po shndërrohet në një “harem” me ngjyra tipike. Ai shtoi se ngjyra të tilla janë parë vetëm në kinematë e seksit në Pigal.

Kreu i PD-së dënoi ashpër vendosjen e këtyre ngjyrave në hollin e Kryeministrisë. Ai i cilësoi punimet si shpenzime të kota dhe të papranueshme.