Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, komentoi të hënën protestat e zhvilluara në Tiranë. Lidhur me dhunën e regjistruar gjatë këtyre protestave, Bergner deklaroi se kjo çështje është ende në diskutim.

Sipas tij, çdo aktivitet i shoqërisë civile që është në përputhje me Bashkimin Evropian është i mirëpritur. Megjithatë, ambasadori theksoi se protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me vlerat e BE-së. Ai shtoi se diskutimi mbi përgjegjësinë për dhunën mbetet i hapur.